Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kamberi: Në Serbi kërcënohen e dënohen të gjithë ata që kanë qëndrim të kundërt

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se rrahja e politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, dhe kërcënimet e drejtorit të shkarkuar të BIA-s, Aleksandar Vulin ndaj kundërshtarëve politikë, dëshmojnë kahjen e ecjes së Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Kamberi ka shkruar se po dënohen dhe kërcënohen të gjithë ata që kanë qëndrim të kundërt nga narrativa zyrtare në Serbi.

“Në Serbi, në praktikën e punës së policisë dhe gjyqsorit, gradualisht po kthehet në skenë “delikti verbal”. Dënohen apo kërcënohen të dënohen të gjitjë ata që për çështjet e caktuara politike kanë qëndrim apo deklarim të kundërt nga narrativa zyrtare. Kërcënimet po bëhen histerike ndaj atyre që flasin për Kosovën shtet apo krimet e kryera në Kosovë. Rrahja e politikanit opozitar, N. Sandulloviq, kërcënimet e drejtorit të shkarkuar të BIA-s, A. Vullin, se “ka lënë në proces shumë akuza ndaj individëve” vetëm dëshmojnë kahjen e ecjes ky Serbisë. Është e tmerfshme që, drejtori i inteligjencës, i shkarkur për shkak të sanksioneve të Thesarit amerikan dhe akuzave për “bashkëpunim me krimin e organizuar”, të ketë akoma fuqi për të kërcënuar kundërshtarët politik”, ka shkruar Kamberi.

Më tej, Kamberi ka përmendur termin “delikt verbal”, teksa ka thënë se veprime të tilla ekzistojnë në regjimet totalitare që nuk lejojnë fjalën e lirë, përcjell teve1.info.

“Delikti verbal, i njohur edhe si vepër penale kundër shtetit ose popullit, ishte një term joformal për veprën penale të specifikuar në nenin 133. të Kodit Penal të RSFJ-së. Në bazë të këtij neni të Kodit Penal janë zhvilluar procese politike ndaj personave që kanë shprehur publikisht mospajtim me veprimet e autoriteteve. Të akuzuarit, me mijëra shqiptarë, zakonisht dënoheshin me dënime të drakonike, me arsyen e “ruajtjes së stabilitetit dhe fuqisë së regjimit”, thuhet tutje në postimin e Kamberit.

Kujtojmë se politikani opozitar serb, Nikola Sanduloviq, është rrahur brutalisht nga policia sekrete serbe, në ndërtesën e BIA-s ditë më parë.

Sipas familjes dhe avokatit të tij, arsyeja ishte një postim i tij në rrjetin social “X” duke bërë homazhe te varrezat e familjes Jashari në Prekaz./teve1.info/.