Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se numri i përditshëm i civilëve të vrarë në Gaza, veçanërisht i fëmijëve, është shumë i lartë, raportoi BBC-ja.
Në konferencën e mbajtur për media gjatë vizitës së tij në Izrael, Blinkeni ka thënë se 90 për qind e popullsisë në Gaza vazhdon të përballet me pasiguri ushqimore sipas OKB-së dhe kjo ka pasoja të përjetshme për fëmijët.
Ai shtoi se ka vënë në dukje në takimet e sotme se nevojiten ndihma më thelbësore dhe shpërndarje më efektive brenda Gazës.
Blinkeni ka thënë se Izraeli duhet të bëjë gjithçka që mundet për të hequr pengesat dhe për ta lehtësuar këtë.