Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti në zgjedhjet në Shqipëri e Maqedoni, Halimi: Rama e fali, në Maqedoni nëse ndodh sërish do të arrestohet

 
   

Drejtor Ekzekutiv Instituti për Studime Evropiane dhe Global, Jeton Halimi, në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje me situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet që kërkon të krijojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me shqiptarët në rajon.

Ai theksoi se Edi Rama e fali Kurtin që u fut në zgjedhjet e Shqipërisë, por sipas tij kjo nuk do të ndodhë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, nëse Kurti merr dhe njëherë pjesë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, do të arrestohet nga autoritetet ligj-zbatuese.

“Kurti u fut dhe tek zgjedhjet e Shqipërisë por, që ishte i pasuksesshëm. Rama në një mënyrë e fali. Në Maqedoni ishte herën e kaluar Kurti, por mori mesazhin e qartë nga institucionet që edhe njëherë nëse futet atje, mund të arrestohet nga organet ligj-zbatuese.

Mendoj se nuk është koha që Kurti të bëjë përçarje, asnjë lëvizje vetëm e vetëm për të qenë një “sulltan’ në vendet ku ka shqiptarë. Mendoj se këto veprime nuk i bëjnë mirë as Kosovës dhe as shtetit ku janë shqiptarët. E vetmja parti që përfaqëson shqiptarët në Maqedoni është Ali Ahmeti. Nëse nuk do ishte Ahmeti shqiptarët nuk do i kishin ato të mira siç i kanë tani në Maqedoni”, tha ai.