Akademiku serb Dushan Teodoroviç ka publikuar një status në rrjetin social X (ish Tviter) në të cilin shkurt edhe qartë tërheq vërejtjen se “Secila ‘JO’ për NATO-në, Kosovën, BE-në dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, e le Serbinë në mjerim edhe primitivizëm”, shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.
Sipas akademikut serb, “Serbia duhet patjetër që të pranoj në të gjitha kushtëzimet që i janë bërë nga fuqitë perëndimore nëse dëshiron që të evitohet mjerimi dhe primitivizmi i vendit”.
Teodoroviç thekson se duhen përmbushur të gjitha kërkesat nëse nuk donë që vendi të ngelet në mjerim.
Ai është një ndër mbështetësit kryesor të opozitës në situatën aktuale duke potencuar se “Serbia duhet të pranoj pavarësinë e Kosovës, hyrjen në NATO dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, ashtu si i kërkohet.
“Na duhet patjetër të bëhemi pjesë e NATO-së, na duhet të pranojmë pavarësinë e Kosovës dhe të vendosim sanksionet Rusisë si krejt Evropa. Republika Srpska duhet shikuar edhe trajtuar si pjesë të Bosnjës edhe Hercegovinës unitare” ka shkruar Teodorović në rrjetin social X.