Cilësia e ajrit në Kosovë vazhdon të jetë e ulët. Sipas njoftimit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, cilësia e ajrit aktualisht është e pashëndetshme për personat e ndjeshëm, shkruan Gazeta Insajderi.
Instituti u ka bërë thirrje personave të ndjeshëm që të kenë kujdes, meqë ajri sot është i pashëndetshëm për këto grupe.
Në njoftimin e IKSHPK’së, janë dhënë edhe disa rekomandime si të veprohet në situata kur ajri është i pashëndetshëm.