Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Grip dhe Covid, rastet në rritje

Qarkullimi i njëkohshëm i gripit, koronavirusit dhe virozave të tjera respiratore po shton nga java në javë fluksin e pacientëve që kërkojnë ndihmë pranë qendrave shëndetësore.

“Ndonëse infektimet me Covid-19 kanë ardhur në rritje përgjatë këtyre ditëve të janarit, po dominojnë rastet me grip. Sipas ISHP-së Rreth 20% e mostrave të dyshuara me grip rezultojnë pozitiv në një javë.”

Strukturat shëndetësore thonë se kjo është një situatë e pritshme për stinën.

“Mjeku i familjes mesatarisht kryen mbi 25 vizita ditore me shenja ta ndryshme. Shenjat më të shpeshta janë ethe, temperaturë, kollë, dhimbje veshi.”

Në një kohë kur gripi dhe Covid-19 shfaqin shenja të ngjashme, mjekja kërkon nga pacientët që të jenë të kujdesshëm që në shfaqjen e simptomave të para.

“Nuk duhet neglizhuar asnjë simptomë, sepse kjo çon në një komplikacion më të shprehur. Fëmijët e vegjël, personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit janë më të rrezikuarit.”

Covid-19 ka prekur kryesisht grupmoshën aktive, ndërsa virozat kanë prekur thuajse të gjithë.

“Dhe te grupmosha pediatrike dhe te grupmosha e rritur, pothuajse fluksi është i njëjtë dhe i shtuar këto ditë.”

Shmangia e ambienteve të mbyllura, konsumimi i sa më shumë lëngjeve dhe frutave mbeten këshillat parësore që japin bluzat e bardha.