Kampion të rrenave po e quan kryeministrin Albin Kurti, deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.
Ajo thotë se të gjitha premtimet që i ka bërë kryeministri Kurtit janë bërë për ta mashtruar popullin.
“Realisht, kjo nuk është diçka e re, tashmë jemi mësuar se ky kryeministër është kampion i rrenave. Këto premtime si edhe shumë të tjera janë bërë për të mashtruar popullin që të marrin votën e tyre dhe siç tashmë është dëshmuar e parë më shumë janë propagandues se pushtet i punës e vendimeve të mira”, është shprehur deputetja Bytyqi për Fo.
Bytyqi ka përmendur edhe një deklaratë të kryeministri Kurti i cili kohë më parë ka thënë se as në ëndërr shumë qeveri si shohin rezultatet e tyre, por se deputetja thotë se kryeministri vet po sheh ëndrra.
“Kryeministri Kurti ka deklaruar më herët se as në ëndërr shumë Qeveri si shohin rezultatet e tyre, e sinqerisht nuk e di ku po jetojmë ne që nuk po i shohim këto suksese e rezultate. Ndoshta kryeministri po sheh shumë ëndrra vetë dhe nga ato ëndrra nuk po mund të zgjohet kurrsesi. Njerëzit nuk të lënë pa ndëshkim dhe unë uroj dhe shpresoj që këtë ta bëjnë ndaj kryeministrit Kurti pasi është ardh duke i rritur as shumë standardet saqë nuk ka lënë fjalë pa ‘’ngrënë’’ qysh thotë populli”, ka shtuar ajo.
Sipas saj kryeministri Kurti është kryeministri më i dështuar i të gjitha kohërave.