Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, e ka quajtur lajm të mirë heqjen e vizave për kosovarët nga ky shtet.
Arifi ka thënë se Emiratet e Bashkuara Arabe ofron potencial të jashtëzakonshëm ekonomik me kompanitë botërore.
“Lajmi për hjekjen e vizave nga ana e Emirateve është lajm shumë i mirë për Kosovën.
Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë vetëm vend i rëndësishëm politik në Lindjen e Mesme apo destinacion turistik global por mbi të gjitha është vendi i pestë në botën e rieksporteve globale (trade hub) dhe ofron potencial të jashtëzakonshëm ekonomik për bashkëpunim jo vetëm me kompanitë e këtij vendi por me të gjitha kompanitë botërore.
Kjo është një lehtësim jo i vogël për kompanitë e Kosovës”.