Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fitore Pacolli: Paramendoni sikur të kishim qenë ne shumë më herët në qeveri ku do të ishim sot

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pas vendimit të Emirateve të Bashkuara për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në një postim në Facebook ajo ka shkruar: Paramendoni sikur të kishim qenë ne shumë më herët në qeveri ku do të ishim sot.

Kujtojmë se sot presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit të saj për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.