Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Murtezaj për zyrtarët e arrestuar: Rastin e iniciuam në 2020-en, parandaluam keqpërdorimin e 2. 7 milionë eurove

 
   

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj, ka thënë se vetë institucioni që ai e drejton ka dërguar në Prokurori prova të mjaftueshme për  keqpërdorime të mundshme nga zyrtarët e arrestuar dje.

Hetimet sipas tij kanë nisur në vitin 2020.

Në konferencën për media lidhur me arrestimet me këto arrestime, Murtezaj ka deklaruar se me veprimet e tyre kanë arritur ta parandalojnë keqpërdorimin e buxhetit, raporton eo.

“Në vitin 2020 është ngritur çështja, ndërsa më 2021 raporti për kallëz penal është dorëzuar në prokurori kur sipas reagimeve te shpejta të ATK-së është arritur ndalja e keqpërdorimit të buxhetit”, u shpreh Murtezaj.