Në Pediatrinë e Vlorës është shtuar fluksi i vizitave të fëmijëve.
Janë deri në 60 vizita në ditë, nga të cilat deri në 20 raste shtrohet në spital për mjekim.
Më të prekur janë të vegjlit në dy vitet e para të jetës dhe më të rrezikuar foshnjat deri në 6 muaj, bën me dije shefja e pediatrisë, në spitalin rajonal të Vlorës. Sipas Rina Llanaj, shumë prindër i sjellin, pasi i kanë trajtuar me mjekime të blera në farmaci.
Në Vlorë rastet me Covid 19 janë më të ulëta krahasuar me gripin, ndërkohë me zbritjen e temperaturave pritet një tjetër fluks sipas bluzave të bardha të qytetit bregdetar.