Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Murtezaj sheh mungesë serioziteti në diplomacinë e jashtme të Kosovës

 
   

Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Valon Murtezaj ka folur lidhur me pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare në diplomaci.

Sipas profesorit Murtezaj, Kosova duhet të fokusohet në dy dimensione atë të njohjeve të reja e thellimin e relacioneve diplomatike me vendet njohëse dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Është vështirë të themi se cili është perceptimi në nuanca i shumë vendeve për Kosovën. Do të doja të thoja se konsolidimi i shtetësisë së Kosovës duhet të jetë prioritet i diplomacisë së Kosovës. Janë dy dimensione madhore e para është njohjet e reja dhe thellimi i relacioneve diplomatike me vendet që e kane njohur Kosovën dhe e dyta është anëtarësimi në organizata të ndryshme ndërkombëtare.  Natyrisht që sulmi terrorist paramilitar me përmasa të agresionit i 24 shtatorit i sponzorizuar dhe i organizuar  nga Serbia tani më ka evidencë, e ka sjellë në vëmendje Kosovën. Në njërën anë është situatë fatkeqe që kemi një shtet fqinj që i shkakton probleme Kosovës, dhe në anën tjetër është vetëdijesimi i shteteve tjera për situatën fragjile për shkak të ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë e cila është në linjë më politikën destabilizuese të Rusisë”, ka thënë ai.

Për Murtezajn, Kosovës i duhet një koordinim i vazhdueshëm me NATO-n, Bashkimin Evropian e partnerët ndërkombëtar.

“Kosova duhet ta ndjej vetën si shtet i pavarur dhe institucionet e Kosovës duhet të jenë vigjilente dhe të vetëdijshëm për rolin e tyre. Po ashtu koordinimi i mirë më partnerët ndërkombëtar dhe partnerët e Bashkimit Evropian duhet të mirëmbahen vazhdimisht sepse janë dy aspekte jo vetëm sepse siguria e Kosovës në rastin më përfundimtar është përgjegjësi e NATO-s, por sepse është edhe në interes të Kosovës.

I pyetur për strategjinë diplomatike të kësaj qeverie, ai ka theksuar se ka kapacitete por vërehet mungesë serioziteti.

“Konsolidimi i shtetësisë, njohjet e reja dhe anëtarësimet, në këtë aspekt duhet një punë e madhe e gjithë strukturës shtetërore. Nuk mund të themi që nuk ka staf të kualifikuar në Ministrinë e Jashtme, sepse ka, por është e rëndësishme se si bëhet strategjia, qoftë si vizion, cilat janë prioritetet, taktikat e negocimit, prioritete dhe aspekti se sa konsistent dhe sa mençur përdoren resurset që ka Kosova. Është tepër e rëndësishme se si funksionon gjerat e brendshme brenda ministrisë së jashtme dhe këtu është 100 për qind aspekti qeverisëse të lidershipit menagjerial ku shpesh herë ne kemi parë mungesë të serioziteti”, është shprehur ai.