Një e ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Prizrenit.
Një person ka kryer vetëvrasje në fshatin Manasitric.
Këtë për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhëndësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku tha se në shtëpin e tij ka hasur një trup të pa jetë të shtrir në dysheme dhe një kabllo të varur lart.
“Me datë 11.01.2024, rreth orës 15:20 nëpërmes telefonit është raportuar për një rast tē dyshuar për vetvrasje.
Policia ka shkuar në vendngjarje në fshatin Manasitric, Prizren dhe dyshimet e para janë se viktima F.K. ,mashkull, 60 vjeç ka kryer vetvrasje .
Policia në vendngjarje, në shtëpin e tij ka hasur një trup të pa jetë të shtrir në dysheme dhe një kabllo të varur lart.
Është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësit dhe zyrtarët përgjegjës kanë dal nē vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin.
Më urdhër të prokurorit trupi I pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Bytyqi.