Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Sot prezantohet raporti për vizat dhe ndikimin në fuqinë punëtore

 
   

Instituti GAP sot do të mbajë konferencën për media ku do të prezantohen gjetjet e raportit“`Prirja për të emigruar nga Kosova pas liberalizimit të vizave, ndikimi në fuqinë punëtore`.

Përmes këtij raporti, Instituti GAP ka analizuar ndikimin e emigrimit të qytetarëve të Kosovës në tregun e saj të punës. 

“Në dhjetor të vitit 2023, GAP ka realizuar një anketë për matjen e opinionit publik në lidhje me planet e qytetarëve për të emigruar pas liberalizimit të vizave, si dhe janë analizuar praktikat e shteteve të rajonit të cilat janë përballur me shkallë të lartë të emigrimit”, njofton GAP.

Nga ky raport i GAP-it do të dihet më shumë se sa është përqindja e qytetarëve dhe cilave grup-mosha u përkasin ata të cilët kanë planifikuar të emigrojnë nga Kosova në pjesën e parë të vitit 2024?, cilët sektorë në Kosovë priten që të preken nga emigrimi i fuqisë punëtore?, cilat janë arsyet kryesore të cilat qytetarët kanë shfaqur për marrjen e vendimit për emigrim?, bazuar në praktikat e shteteve të rajonit, çfarë masash do të duhej të marrë Qeveria e Kosovës për adresimin e çështjes së emigrimit?.