Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E konfirmon ministri i Mbrojtjes: Vitin e ardhshëm Kosova nikoqire e “Defender Europe”!

 
   

Ministri i ri i Mbrojtjes, koloneli i njohur i FSK-së, Ejup Maqedonci ka konfirmuar se Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit ushtarak “Defender Europe” që do të organizohet në vitin e ardhshëm.

Në një prononcim  ministri ka konfirmuar se ky ushtrim do të realizohet vitin 2025.

“Ne i kemi ekipet, duke marrë pjesë në konferencat planifikuese me amerikanët. Kosova do të jetë vend pritës, por do të kemi edhe njësi që do t’i dërgojmë jashtë vendit”, u shpreh ai.

Nga Ministria e Mbrojtjes kanë thënë se të gjitha objektivat e FSK-së në “Defender Europe” 2023 janë përmbushur.

“… i vetmi aktivitet që ishte anuluar vitin e kaluar në këtë ushtrim ka qenë DV DAY, dita kur para vizitorëve do të bëhej ekzekutimi praktik i ushtrimit si rikapitullim i të gjitha aktiviteteve që ishin realizuar gjatë gjithë ditëve të ushtrimit”.