Një rrjet prostitucioni me të mitur është goditur nga policia greke në Athinë, ku janë arrestuar 3 persona; 2 tutorë dhe një klient.
Ky aktivitetet i paligjshëm drejtohej nga një 31-vjeçare shqiptare e quajtur Lorela K., siç shkruajnë mediat greke.
Foto e publikuar nga mediat greke: Lorela K. nga Shqipëria)
Policia greke thotë se 31-vjeçarja nga Shqipëria kishte krijuar njohje me një vajzë 15-vjeçare në vitin 2022, të cilës i gjente klientë për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.
Nga hetimet ka rezultuar se Lorela K. e ka shtyrë të miturën për të kryer prostitucion si dhe i kishte marrë një pjesë të parave që kishte përfituar nga aktiviteti.
Tutori i dytë është një 34-vjeçar, shok i shqiptares Lorela K., i cili kishte rënë në kontakt gjithashtu me të miturën 15-vjeçare dhe një shoqe të saj 17 vjeçe në Prill të vitit 2023, duke ju gjetur klientë të pasur për takime seksuale.
Foto e publikuar nga mediat greke: Lorela K. nga Shqipëria)
Ai i fotografonte vajzat e mitura me të brendshme dhe fotot i publikonte më pas në një faqe interneti, përmes të cilës ishin organizuar të paktën 10 takime në hotele të ndryshme në qendër të Athinës.
Personi i tretë i arrestuar është një klient 45-vjeçar, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy vajzat e mitura në periudhën Korrik-Gusht 2023 në shtëpinë e tij. Për këtë, ai i kishte paguar 100 Euro secilën.