Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zjarri përfshin banesën në Pogradec, familja në një situatë të vështirë ekonomike

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Leshnicë të Pogradecit.

Zjarri ka rënë në banesën e Hamdi Alinj. Gjatë kohës që ka rënë zjarri në banesë kanë qenë 5 persona mes tyre dhe një fëmijë të cilët kanë arritur të dalin në kohë pa u lënduar.

Sipas banorëve të fshatit, familja Alinj është në një situatë të vështirë ekonomike dhe jetojnë me pak pension dhe bujqësi ndërsa kanë vetëm një djalë që punon si puntor lavazhoje.

Në vendngjarje është policia që po heton shkaqet e zjarrit, ndërsa nesër priten edhe specialistët e emergjencave për të bërë vlerësimin e dëmeve dhe për të ndihmuar familjen në riparimin e banesës.