Një automjet është gjetur duke u djegur në zonën e Bërzhitës në Tiranë. Gazetari i Klan News Besar Bajraktari raporton se dyshohet që ky automjet të jetë përdorur nga autori/ët e plagosjes së 35-vjeçarit Zamir Kalemi në zonën e Selitës.
Në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu dhe grupi hetimor.
Ndërsa në akse të ndryshme rrugore në Tiranë janë ngritur pika kontrolli.
Zamir Kalemi mbeti i plagosur me armë në këmbë në rrethrrotullimin e Selitës në kryeqytet. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.