Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Ushqimet e përditshme që ndihmojnë shëndetin mendor

Me përfundimin e pandemisë dhe rifillimin e jetës normale, ju mund të ndiheni edhe më të shqetësuar sesa ishit më parë.

Prandaj është shumë e rëndësishme të gjenden mënyra që na ndihmojnë me këto sfida të shëndetit mendor.

Një mënyrë e shkëlqyer për të mbështetur shëndetin tuaj mendor dhe për t’u ndier më mirë është regjimi ushqimor.

Ka ushqime që mund të dëmtojnë shëndetin mendor, ashtu siç ka edhe ushqime që e ndihmojnë atë.

Vezët

Të filloni mëngjesin tuaj duke konsumuar vezë, mund të jetë gjithçka që ju nevojitet për tu ndjerë më mirë.

Të pasura me omega-3, zink, vitaminë B dhe jod, vezët jo vetëm që do t’iu ndihmojnë në ngritjen e humorit, por do t’ju mbajnë të ngopur për më gjatë. Vezët duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor për të mbështetur shëndetin mendor.

Barishtet

Barishtet jo vetëm që mund të ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit tuaj të përgjithshëm, duke ulur kolesterolin, duke mbështetur shëndetin e kockave dhe duke ulur rrezikun e diabetit të tipit 2, por ato mund të luajnë një rol në përmirësimin e humorit tuaj.

Këto bimë janë një burim i fuqishëm i folatit, i cili ndihmon në prodhimin e dopaminës, kimikateve të trurit që iu bëjnë të ndiheni mirë.

Arrat

Nëse po kërkoni për meze të lehtë për të mbështetur shëndetin tuaj mendor, anashkaloni patatet e skuqura dhe në vend të tyre konsumoni disa arra.

Arrat përmbajnë selen, i cili ka treguar se ul nivelet e ankthit, depresionit dhe të lodhjes.

Produktet e detit

Edhe pse disi të nënvlerësuara, ushqimet e detit padyshim që janë të shkëlqyera për shëndetin mendor.

Për shembull një racion me goca deti, siguron 30% të konsumit të rekomanduar ditor të hekurit. Siguron mbi 300% të vitaminës B12 dhe mbi 600% të zinkut, thonë ekspertët. Dhe janë këto lëndë ushqyese që janë thelbësore për shëndetin e trurit dhe prodhimin neurotransmetuesëve./AgroWeb.org/