Meksikanët kanë mbetur të habitur nga një krijesë misterioze që besohet se ka dalë nga thellësitë e Oqeanit Paqësor, e cila u gjet e ngordhur në një plazh perëndimor.
Krijesa me kokë të ngjashme me të delfinit, pa sy apo flatra, duket se ndërpreu pushimet e evropianëve, e gjithashtu duke habitur vendasit.
Kafsha detare e paidentifikueshme u gjet në plazhin Destiladeras në brigjet e paqësorit, vitin që shkoi dhe kishte dhëmbë shumë të mprehtë, bisht të ngjashëm me gjarprin, dhe nuk kishte sy.
Mediat lokale thanë asokohe se kafsha ishte gjetur nga njerëz që shëtisnin në plazh, të cilat fillimisht besonin se ishte një delfin, por kur u afruan kuptuan se ishte diçka krejt tjetër.
Asnjë nga peshkatarët e intervistuar nuk kishte parë diçka të tillë më parë, prandaj ata spekulonin se mund të vinte nga zona detare e Puerto Vallarta që ka një humnerë detare më shumë se 1000 metra të thellë.
Shumë kafshë që jetojnë të distancuar nga drita e diellit kanë sy rudimentarë ose i humbasin fare ato.
Mediat konfirmonin se askush nuk e kishte identifikuar ende kafshën, por gjithashtu nuk ka pasur as raportime se lajmi është i rremë, shkruan Metro.co.uk.