Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Incidenti në Veri, Lista Serbe pretendon se Policia shkrepi 30 plumba

Lista Serbe ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri, ku Policia e Kosovës bëri përpjekje që të ndalojë një veturë në fshatin Suhodoll në veri, por e njëjta nuk ishte ndalur dhe ka goditur një polic.

Nga Lista Serbe thanë se siguria e qytetarëve u kërcënua nga ky zhvillim.

Dënojmë fuqishëm përdorimin e sotëm të armëve të zjarrit nga policët e Kosovës në pjesën e populluar të Mitrovicës gjatë ndjekjes së një veture nëpër rrugët e qytetit, si rezultat i së cilës siguria e familjeve serbe që ishin në rrugë dhe në banesat familjare u kërcënuan drejtpërdrejt.”, thuhet në reagim.

Tutje, Lista Serbe ka pretenduar se janë shkrepur tridhjetë plumba nga policët kosovarë.

“Tridhjetë plumba të shkrepura nga policët e Kosovës përfunduan në dritaret e dhomave të fëmijëve dhe të banimit të shtëpive familjare, shkatërruan fasadat e ndërtesave dhe shkaktuan frikë e ankth te qytetarët tanë.”, thuhet më tej.