Si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një banesë në Kciq të Mitrovicës, kanë mbetur të lënduar 15 persona.
Pasi janë transportuar në spitalin e Mitrovicës, 14 prej tyre janë dërguar për trajtim më të specializuar në QKUK.
Fillimisht policia e Kosovës raportoi për 13 persona të lënduar
Së fundmim, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një postimi në facebook ka bërë të ditu se pacientët kanë djegie të shkallës së dytë dhe të tretë , në gjymtyrë të ndryshme të trupit përfshirë , fytyrë, duar, këmbë dhe pjesë të tjera.
Po ashtu mësohet se katër prej të lënduar janë futur në sallën e operacionit.