Komuna e Mitrovicës ka thënë se shpërthimi i bombolës së gazit, fatkeqësisht ka shkaktuar pasoja te familja Brahimi nga Kçiqi i Mitrovicës, ku 14 anëtarë të familjes janë të lënduar.
Sipas komunës, kryetari Bedri Hamza është duke qëndruar pranë familjes Brahimi.
Hamza vizitoi familjen dhe institucionet shëndetësore të cilët janë duke e dhënë maksimumin për t’u dalë në ndihmë personave të lënduar.
“Unë uroj në përmirësimin sa më të shpejt të gjendjes shëndetësore të të lënduarve”, është shprehur Bedri Hamza.