Kryetari i komunës se Mitrovicës, Bedri Hamza, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka vizituar familjen Brahimi nga Kçiqi i Mitrovicës ku mbetën të lëndyar 14 anëtarë të kësaj familje pasi shpërthimit të bombolës së gazit.
Hamza ka vizituar familjen dhe dhe institucionet shëndetësore të cilët janë duke e dhënë maksimumin për të i’u dalur në ndihmë personave të lënduar.
Ai u shprehë së është një momënt shqetësues dhe i dhimbshëm.
Postimi i plotë:
Një shpërthim, fatkeqësisht ka shkaktuar pasoja tek familja Brahimi nga Kçiqi i Mitrovicës ku 14 anëtarë të familjes janë të lënduar.
Është një moment shqetësues dhe i dhimbshëm!
Unë vizitova familjen dhe institucionet shëndetësore të cilët janë duke e dhënë maksimumin për të i’u dalur në ndihmë personave të lënduar.
Unë uroj në përmirësimin sa më të shpejt të gjendjes shëndetësore të të lënduarve dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë familjes!