Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar për rastin në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku nga një shpërthim i bombolës së gazit kanë mbetur të lënduar 14 persona.
Haradinaj u ka uruar shërim të shpejtë të lënduarve.
“Lutjet tona janë për të prekurit dhe të plagosurit e shpërthimit të një bombole gazi që ndodhi sot në Kçiq të Mitrovicës. Ndajmë shqetësimin me familjarët dhe i urojmë shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve! Qoftë ky rasti i fundit!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se pacientët janë duke u trajtuar si pasojë e djegieve.
Ndërsa katër prej tyre janë futur në operim.