Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Mali i Gramozit, atraksioni turistik i Kolonjës që frekuentohet nga alpinistët

 
   

Mali i Gramozit në Shqipëri është një tjetër atraksion turistik i Kolonjës, që gjatë stinës së dimrit frekuentohet nga alpinistët dhe të apasionuarit e hiking.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama publikoi sot në Facebook pamje nga Gramozi nën petkun e borës.

Mali i Gramozit me liqenin e tij akullnajor, monument natyre në një lartësi prej 2523 m mbi nivelin e detit është një nga atraksionet më të vizituara në Kolonjë.

Reshjet e borës dhe të shiut janë ushqimi kryesor i këtij ujëmbledhësi. Përreth ka bimësi të larmishme natyrore. Monumenti ka vlera shkencore, estetike e turistike.

Të apasionuarit pas lartësive, ngjiten në këto relieve të thyera për të ushtruar sportin e alpinizmit, të ecjeve malore dhe të admirojnë natyrën e rrallë të këtyre majave.