Dhjetëra banorë të Lushnjës kanë dalë nga shtëpitë pas tërmetit 4.5 ballë.
Pak minuta pas mesnate, një tërmet 4.5 i shkallë Rihter u regjistrua në Dushk të Lushnjës.
Lëkundjet u ndjenë edhe në qytete të tjera, përfshirë Tiranën, Durrësin, Elbasanin e Vlorën, etj.
Nuk raportohen dëme, por paniku i shkaktuar ishte i madh.