Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shpërthen përsëri vullkani në Islandë

Një vullkan shpërtheu sot në jugperëndim të Islandës, sipas një njoftimi nga shërbimi meteorologjik i vendit, duke theksuar se ky është shpërthimi i pestë i vullkanit në gadishullin Reykjavik që nga viti 2021.

Shpërthimi i fundit i vullkanit në gadishull filloi më 18 dhjetor, pasi autoritetet evakuuan plotësisht qytetin e Grindavik, me rreth 4000 njerëz dhe urdhëruan mbylljen e llixhave të Lagunës Blu, një destinacion popullor turistik.