Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kurti takon Von Cramon: Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti ka pritur mbrëmë në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

​Gjatë këtij takimi, ata diskutuan për zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit.

Kryeministri përmendi edhe liberalizimin e vizave për çka e falënderoi Cramonin për punën dhe angazhimin e saj.

“Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.