Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjermania me udhëzim për shtetasit e saj që udhëtojnë në Kosovë, u kërkon të shmangin veriun

Ministria e Punëve të Jashtme gjermane ka dalë me një përditësim për “këshilla rreth udhëtimit dhe sigurisë” për shtetasit e tyre që udhëtojnë në Kosovë përmes Serbisë dhe anasjelltas, ku në veçanti vazhdon të rekomandojë që gjermanët “të mos udhëtojnë” në katër komunat të banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Kjo si pasojë e situatës së brishtë të sigurës në ato zona, ku jep edhe një historik të tensioneve të nisur qysh nga viti 2022, gjë që, sipas tyre, e bën të parekomandueshme udhëtimin për në ato zona për shtetasit gjermanë.

“Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i kanë shtuar praninë e tyre në zonat në fjalë. Megjithatë, nuk mund të përjashtohet që të ndodhin incidente të tjera të lidhura me sigurinë që mund të prekin edhe të huajt. Mund të ketë edhe mbyllje të herëpashershme të pikave individuale kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në uebsajtin e MPJ-së gjermane.