Për sakrificën që qëndroi majë një vinçi, Rike Roçi u shpërblye nga produksioni pasi i la në dorë shpërndarjen e biletave të fatit dhe vendosi se dy prej banorëve do të ngelnin pa biletë. Ajo la jashtë llogarisë së saj Merin dhe Ilnisën. Këtë të fundit për shkak të përplasjes që patën pas spektaklit, ku Rike pretendoi se Ilnisa i kishte qeshur në fytyrë plot negativitet. Ndërsa përsa i përket Merit, ajo ishte shprehur se është më “vip” se Rikja, gjë që kësaj të fundit nuk i kishte pëlqyer aspak dhe tek e la pa biletë, iu drejtua me fjalët: “meqë ndihesh më vip se unë…”
Ndërsa Meri ia ktheu: “po unë jam më vip se ty, jo vetëm ndihem. Kujton se na trembe ti tani? Ti po tregon që kërkon hakmarrje”.
Më vonë duke biseduar me banorët në oborr Rikja ka treguar se situata mes saj dhe Merit ka ndodhur jashtë Bigut.
“Ishim në të njëjtin pallat, mora ashensorin. U përballa me Merin dhe më tregoi që do ishte në Big. I thashë edhe unë. Po unë jam më VIP se ty më tha”, tregoi Rikja ndërsa Meri tha se modelja i ishte drejtuar me fjalët: “Kush je ti”.
Rike e mohoi këtë dhe e akuzoi Merin se po gënjen. Debati degradoi deri aty sa Rikja i kërkoi Merit të betohej e më pas e quajti “fallxhore”.