Policia ka njoftuar se kanë marr informacion se pranë disa shtëpive malore në fshatin Jeshkovë të Prizren janë disa persona të armatosur që kanë dalur për gjueti.
Këtë për Indeksonline e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku tregoi se në rrugën malore kanë ndaluar një automjet në të cilën gjetën tre armë të gjata, pushkë gjysëm automatike si dhe rreth 30 fishek.
Ndërsa bazuar në informatën e njëjt patrullat policore kanë ndalura edhe dy vetura në rrugën malore Lubiqevë-Jeshkovë, ku në dy automjet janë gjetur edhe dy armë tjera.
Sipas tij, armët e gjetura ishin pa leje nga organet kompetente dhe me urdhër të prokurorit janë sekuestruar, ndërsa të dyshurit janë liruar me procedur të rregull, shkruan Indeksonline.
“Sot me datë 14.01.2024, rreth orës 14:05 policia ka marr informacion se mbi fshatin Jeshkovë, Prizren pran disa shtëpive malore, dyshohet se janë disa persona të armatosur, si duket kan dal për gjueti.
Patrullat policore janë nisë në atë drejtim dhe në rrugën malore mbi fshat kanë has dhe e kanë ndaluar një automjet, në automjet gjendeshin 3 persona. Gjatë komtrollit të automjetit u gjetën tre armë të gjata, pushkë gjysëm automatike si dhe nje rreth 30 fishek.
Të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacionin Policor në Prizren ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës”, ka thënë Bytyqi.
Poashtu, ai ka treguar se është iniciuar një rast si “Sulm ndaj personit zyrtar” pasi njëri nga të dyshuarit ka sulmuar një polic për shkak se i kanë sekuestruar armën.
“Armët e gjetura ishin pa leje nga organet kompetente dhe me urdhër të prokurorit janë sekuestruar, ndërsa të dyshurit janë liruar me procedur të rregullt.
Lidhur me rastin ne fjale është hap edhe një rast “Sulm ndaj personit zyrtar ” njëri nga të dyshuarit ka sulmuar një zyrtar policor për shkak se ia kanë sekuestruar armën. Por edhe ai pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës është liruar me procedurë të rregullt”, ka thënë Bytyqi.