Sot shënin 25 vjetori i Masakrës së Reçakut.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në përvjetorin e Masakrës së Reçakut, ka thënë se drejtësia për këtë krim duhet të vendoset dhe autorët të mbajnë përgjegjësi.
“Në përvjetorin e masakrës së Reçakut, ne iu bashkuam familjeve dhe popullit të Kosovës në përkujtimin e viktimave, jeta e të cilëve u ndërpre 25 vjet më parë”, shkroi Zyra e Bashkimit Evropian në platformën X.
“Drejtësia për këtë krim të tmerrshëm duhet të vendoset dhe autorët të mbajnë përgjegjësi”.