Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kujtuar 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut.
Rama ka thënë se është nderim për viktimat e krimit të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës që tronditi mbarë botën.
Ai e ka quajtur këtë ditë gur themeltar i kujtesës së shtetit të Kosovës.
“Nderim për viktimat e krimit shtetëror të luftës mizore për spastrimin etnik të Kosovës, që tronditi mbarë botën dhe qëndron përjetësisht si gur themeltar i kujtesës së Kosovës shtet”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ndryshe, Më 15 janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.