Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“E hëna blu”, asterologu i njohur ngre alarmin: Data 15 na kujton më të këqijat që na kanë bërë të tjerët, ja çfarë duhet të bëni për t’u kthyer në gjendje të mirë shpirtërore

“E hëna blu”, njihet ndryshe si e Hëna e tretë e janarit dhe cilësohet si dita më dëshpëruese e vitit.
Ideja për ta etiketuar kështu të Hënën e tretë të muajit janar ishte e psikologut Cliff Arnall në bashkëpunim me Universitetin e Cardiff. Astrologu Jofiel Koço se në aspektin numërologjik, data 15, që përkon sot me ditën më të trishtuar të vitit, na tregon të këqijat që na kanë bërë të tjerët.

“Në aspektin numerologjiik është një datë që do na kujtojë disa të këqija që të tjerët na kanë bërë, na kthen te kujtimet e këqija, që ne kemi pasur një grindje, një mosmarrëveshje, mund të jetë edhe shumë e vjetër. Nuk është e mirë, në aspektin numerologjik por nga ana tjetër, për t’u gjetur në një gjendje shpirtërore sa më të mirë duhet të bëjmë ecje ku ka ujë, në breg të liqenit, të detit, në zona ku ka ujë”, tha astrologu.