Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë viziton Kosovën

 
   

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani viziton Kosovën, ku fillimisht nesër (e martë) do të takohet me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosova, Donika Gërvalla.

Pak më parë, Hasani ka njoftuar në Faccebook se ka arritur në pikën kufitare në Morinë, ku është pritur nga ministrja Gërvalla.

Takimi zyrtar të martën mes ministres Gërvalla dhe ministrit Hasani do të zhvillohet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndërsa pas takimit bilateral homologët do të deklarohen për media.

Igli Hasani do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Deri tani takimet e konfirmuara janë me ministren Gërvalla, i cili nis në orën 09:00, ndërsa me kryeparlamentarin Konjufca prej orës 11:15.

Mësohet se Hasani do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe zëvëndëskryeministrin Besnik Bislimi dhe përfaqësues të partive politike.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Hasani, do të zhvillojë në datat 16 – 18 janar, një tur 3 ditor rajonal: Kosovë- Maqedoni i Veriut – Mal i Zi.