Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Habit avokati serb, sfidon hapur Vuçiqin: Të enjten do të shkoj në Kosovë! Do të vë lule te varri i familjes Jashari

 
   

Avokati i politikanit serb Nikola Sanduloviq, Çedomir Stojkoviq tha se kushtet në të cilat u mbajt ai në spitalin e burgut nuk ishin të mira.

Sipas tij Sanduloviq, i cili tashmë u lirua, mbajt në burg dhe u dhunua deri sa i shkaktuan paralizë të pjesshme vetëm sepse ai vendosi lule pranë varrit të një vajze shqiptare.

Avokati tha se ai deri më tani ishte i fokusuar vetëm te lirimi i klientit të tij, por tani ai do të kërkojë që të merren masa ndaj dhunuesve të tij.

Gjithashtu avokati tha se edhe ai do të vendos lule në varrin e familjes Jashari.

“Te enjten do shkoj në Kosovë. Do shkoj personalisht në varrin e familjes Jasharit dhe do vendos lule në varrin e Blerina Jasharit, të miturës që u vra në 1998 dhe më pas do të kthehem në Serbi dhe do e shikoj vendin tim në sy. Do i them “ja ku jam, do më arrestoni? Do të më dhunoni dhe mua?”, tha avokati për Euronewsal.