Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tomë Gashi flet për masakrën e Reçakut – tregon që vetëm një polic serb është dënuar, jep disa detaje për rastin!

 
   

Avokati Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar në lidhjen e masakrës së Reçakut.

Ai tha se nga kjo masakër nuk kemi ende drejtësi pasi vetëm një polic serb është dënuar me 15 vite burg, përcjell “Bota sot”.

Gashi tregon edhe disa detaje për drejtësinë e policit serb.

Postimi i plotë

Për 25 vjet nuk ka drejtësi për masakrën e Reçakut.

Vetëm një polic serb është dënuar me 15 vite burg.

UNMIK- t edhe ky dënim iu pa shumë dhe pas pak vitesh e transferuan për vuajtje të dënimit në Serbi.

Serbia këtë kriminel e liroj pa e vuajtur dënimin plotë.

Paneli gjyqësor ka qenë i përbërë nga dy gjyqëtarë ndërkombëtar dhe nga gjyqtari vendor. Besim Kelmendi i cili tani është ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të shtetit. Pa voten tij nuk do të dënohej as ky polic serb

Unë dhe një prokuror gjerman i kemi përfaqësuar viktimat e Reçakut në këtë rast.