Esat Shala, grumbullues i dëshmive të krimeve të luftës të ndodhura gjatë periudhës së luftës në Kosovë, nga shteti serb ka thënë se ka qenë i vetëdijshëm që nga fillimi se do të jetë punë e vështirë.
Këtu Shala iu referua edhe kërcënimeve të marra nga Serbia, por që pavarësisht kësaj ai tha se nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë të merret me këtë çështje.
“Kur nuk janë ndalë ushtarët e UÇK –së dhe dëshmorët gjatë luftës janë fliju e për me fitu lirinë pse me u ndalë une sot, për shembull edhe nëse ma ndërprejnë rrugën ose më kërcënojnë apo deri edhe në vdekje unë këtë rrugë nuk e ndali. Mu ata veç më kanë motivu më shumë me punu dhe ka me punu më shumë, sepse e di që një shtet armik është tu u marrë me mu. Dhe ka me u marrë me mu në të ardhmen duke e shiku me vëmendje punën time, të cilën jam tu e bë çdo ditë”, tha Shala.
Ndryshe, Esat Shala qe disa vite është duke punuar në dokumentimin e krimeve të kryera nga Serbia gjatë periudhës së luftës në Kosovë. E së fundmi shteti serb është mobilizuar për ta penguar punën e Shalës.