Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Shpërthim me granatë në Mitrovicën e Veriut, raportohet për dy persona të plagosur

Dy persona janë lënduar pas shpërthimit të një granate dore në afërsi të një hoteli në Mitrovicë të Veriut, të hënën në mbrëmje.

Zëvendësdrejtori i Policisë për Veri, Veton Elshani, ka njoftuar se nga shpërthimi janë dëmtuar 4-5 makina dhe janë lënduar dy persona, njëri prej tyre ndodhet në gjendje më të rëndë, por jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 23:50, dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore te hoteli ‘Bisevac’ në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 4-5 vetura dhe dy persona janë lënduar, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Elshani për KOHËN.