Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me Ndihmës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O`Brien.
Ky takim është zhvilluar në Zvicër, para fillimit të punimeve në Forumin Ekonomik Botëror (WEF) në Davos.
“Është e rëndësishme që kjo bisedë për Ballkanin të bëhet pikërisht në fillim të vitit. Ne duam të shohim rajonin duke ecur përpara për të mirën e qytetarëve të tyre”, shkroi Lajçak në platformën X.
Top-diplomati sllovak theksoi se “është mirë të rikonfirmojmë se jemi plotësisht në të njëjtën linjë”.