Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Policia shpall në kërkim një hajn, kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Policia e Kosovës, mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për veprën penale: “Vjedhja”, konform nenit 313 të KPRK-së.

Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.

“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit” thuhet në njoftimin e Policisë.