Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

P*rostitucioni me të mitura në Greqi/ 17-vjeçarja mbron ‘Lorelën’ nga Shqipëria: Nuk ka faj, e kam bërë vetë!

P*rostitucioni me të mitura në Greqi/ 17-vjeçarja mbron ‘Lorelën’ nga Shqipëria: Nuk ka faj, e kam bërë vetë!

17-vjeçarja në Athinë që është shfrytëzuar seksualisht nga një grup tutorësh që përdornin vajzat e mitura për prostitucion, thotë se çdo gjë e ka bërë me dëshirë dhe nuk është detyruar nga askush.

Duke folur për një emision në televizionin grek Star, e mitura ka mbrojtur edhe 31-vjeçaren shqiptare Lorela K., e cila është e arrestuar si një nga tutoret.

“Shisnin trupin e vajzave për 100 euro”/ Arrestohen dy miqtë e “Lorelës”, banesa e shqiptares shërbente si “fole” prostitucioni! Por sipas saj në pranga duhet të jetë një 26-vjeçare, e cila në fakt u arrestua nga policia greke një ditë më parë.

“Ajo është e pafajshme. Unë shoqërohesha me të por ajo nuk më përfshiu. Donte të më pengonte në këtë situatë. Njerëz të tjerë që duhet të ishin brenda nuk janë. 26-vjeçarja që u kap dje duhet të ishte brenda, ajo merrte vajza të vogla 14-15 vjeçare, jo 31-vjeçarja. Unë i njoh këto vajza. Unë vetë merrja 150 Euro. Nuk është e vërtetë që kam qenë viktimë e tutorëve, nuk më shfrytëzoi njeri, e bëra vetë”, thotë ajo.

Më pas e mitura flet edhe për fotot nudo që postoheshin në rrjetet sociale për të gjetur klientë.

“Gjeja klientë nga Instagrami. Dikush tjetër publikonte reklama pa e ditur ne. 34-vjeçari i ka postuar fotot pa dijeninë tonë. Ai na fotografonte me pëlqimin tonë që t’i mbante fotot, por jo për t’i publikuar. Policia po heton që të kapë persona të pafajshëm”, shtoi 17-vjeçarja.

Edhe 34-vjeçari u arrestua që ditën e parë së bashku me Lorelën dhe me një klient i cili kishte kryer disa herë marrëdhënie seksuale me 2 të mitura duke i paguar 100 Euro secilën për çdo herë.

“Marrëdhënie seks*ale për 100 euro”, shqiptarja “LORELA” gjente vajza të mitura dhe ua prezantonte klientëve grekë! Në total, numri i të arrestuarve nga policia greke i spirales që shfrytëzonin vajza të mitura për prostitucion në Athinë ka shkuar në 5.