Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Biznesmeni palestinez ndihmoi UÇK-në, ja çka i ndodhi në Serbi

 
   

Muhamed Haifawi është njëri nga biznesmenët më të suksesshëm në Zvicër. Por, zvicerani me origjinë palestinezë, ndihmoi më të gjitha mjetet shqiptarët gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Ka 30 vjet që ndodhet në Zvicër.

Madje pronë e tij, janë disa hotele në shtetin helvetik.

E në to, dyert për shqiptarët, thotë se i ka gjithmonë të hapura.

Shqiptarët që e vizitojnë Dietikonin e Zvicrës, shpeshherë ndihmohen nga Muhamed Haifawi. Por, pronari i këtij hoteli, ndihmë të madhe kosovarëve iu dha edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Lidhja që palestinezi me pasaportë zvicerane, Muhamed Haiwafi e ka me Kosovën, thotë se është e vjetër.

Në zyrën e tij, vend të veçantë zë ky artikull i vjetër gazete në gjuhën shqipe.

Në të, është pasqyruar e gjithë ndihma që Haifawit dha për UÇK-në dhe refugjatët kosovarë gjatë kohës së luftës.

25 vjet pas luftës, Muhamed Haifawit në këtë intervistë zbulon arsyen se pse i ndihmoi kosovarët.

“Jam shumë krenar që kisha mundësinë të ofroj sadopak një ndihmë modeste për popullin e Kosovës. Kosova ka qenë dhe është në zemrën time, dhe kjo intervistë është nder për mua. Me gëzon fakti që tashmë jeni të lirë, dhe jemi të sigurt që edhe ata qëndrojnë krah nesh ne çështjen e Palestinës. Ne kishim lidhje me magazinat më të mëdha mjekësore dhe produktet e tyre ua dërgonim në Kosovë”, thotë biznesmeni palestinez.

Gjeologu i diplomuar, thotë se para fillimit të luftës ishte student në Beograd.

E pikërisht ndihmat ndaj kosovarëve, bën që shteti serb t’ia ndalojë hyrjen në Serbi, me arsyetimin se po merrej me “punë të fshehta”.

“Në të kaluarën kam studiuar në Serbi. Por, pasi e kishin kuptuar që unë kam nisur ndihma me kamion për vëllezërit tanë në Kosovë në kohën e luftës, serbet me konsideruan si armikun e tyre dhe ma ndaluan udhëtimin dhe hyrjen ne Serbi dhe lloj-lloj presionesh të tjera që unë të mos hyj në”, thotë ai.

Ai , thotë se në apartamentet e tij në Zvicër, dyert janë të hapura për shqiptarët.

“Kam nderin që shumicën e banorëve tani i kemi shqiptar. Dhe kur ata kanë probleme për gjetjen e vendbanimit në Zvicër ne ofrojmë zgjidhje për ta. Dhe nëse është shqiptar ky është faktor i rëndësishëm që unë ta përkrahi dhe t’i ndihmoj atij. Po ashtu kam edhe shume punëtorë shqiptarë”, shprehet Haifawit.

E bashkë me të, ndihmë kosovarëve iu dha edhe Zejni Alimi nga Gostivari.

Dy miqtë të pandashëm, nuk u ndanë as kur ishte në pyetje Kosova.

“Me ndihmat humanitare ne jemi marrë. Ka qenë “Përparimi” me dukej që quhej ai klubi. Unë i thosha këto tesha përgatitmi, e ai kur vinte puna e pagesave, thoshte gjysma e jotja e gjysma e imja”, shprehet Alimi.

Tani, palestinezi me pasaportë zvicerane që ndihmoi shqiptarët edhe në luftën e Maqedonisë së Veriut, është pronar i njërës nga ko