Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Pijet energjike krijojnë varësi më shumë se kokaina

Edhe pse ndihmojnë që të ndjeheni më energjik, pijet energjike kanë dobësitë për të cilat duhet njoftuar. Konsumimi i tyre padyshim që ka efekte anësore të pakëndshme nga të cilat shumë njerëz ankohen.

Ekziston një rrezik i madh që lidhet me konsumimin e pijeve energjike, përdorimi i rregullt i tyre mund të rrisë rrezikun për probleme e drogës.

Sipas studimeve të fundit, pijet e gazuara energjike përbëhen nga ëmbëltues artificialë, kafeina dhe karbonacioni, të cilët ju bëjnë që vazhdimisht të dëshironi për t’i konsumuar ato.

Një kanaçe me pije energjike ka 39 gram sheqer, e cila është e barabartë me rreth 10 lugë çaji, që i bie se ka më shumë sesa duhet konsumuar brenda ditës.

Në studim thuhet se ëmbëlsuesit në pije aktivizojnë të njëjtat qendra në tru, duke shkaktuar lëshimin e dopaminës kimike të trurit në një rajon të njohur si bërthama dhe si rezultat ndjejmë eufori, pastaj e kërkojmë përsëri këtë ndjenjë duke krijuar varësi ndaj saj.

Sipas një përfundimi, sheqeri mund të krijojë më shumë varësi e të jetë më tërheqëse sesa kokaina.

“Sa më shumë soda të pini, aq më i madh është ‘shpërblimi’ dhe ne do të duam edhe më shumë prej saj,” është shprehur Cordialis Msora-Kasago, një dietologe e Akademisë së Ushqyerit dhe Dietikëve.

Sheqeri nuk është përbërësi i vetëm që fajësohet kur bëhet fjalë për cilësitë e varësisë. Edhe kafeina është një stimulues gjithashtu.

“Kafeina jo vetëm që shpejton të menduarit tonë, por gjithashtu ka aftësinë e vet unike për të aktivizuar rrugët e euforisë që përfshijnë dopaminën”, thuhet në studim.

Ekzistojnë soda dietike që zëvendësojnë sheqerin e vërtetë me ëmbëlsues artificialë, por nxisin receptorët e shijes, të cilat presin sheqer, duke përgatitur trurin për një energji që nuk do të vijë kurrë.

Soda dietike mund të jetë zgjidhja më e shëndetëshme, kur ju nuk e lini dot këtë pije.

Sipas studimit, njerëzit që kishin gjenin FTO, konsumonin më shumë pije energjike. Rreth 20-30% e popullsisë ka variantin gjenetik të varësisë për konsumimimin e pijeve energjike.

Ndërsa, Msora-Kasago thotë se nëse pini disa herë në muaj, nuk ka nevojë për shqetësim, por nëse keni më shumë se një pije në ditë, mund të jeni duke e rrezikuar veten për mbipeshë, sëmundjet e zemrës, diabeti tip 2, deri në kancer.