Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

I riu nga Kosova dhunon tri vajza filipineze në Tiranë dhe iu merr 5500€

Një i ri nga Prishtina ka rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi ka vjedhur 5 mijë e 500 euro në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”.

Dren Osmani, më datë 15 janar ka hyrë në një banesë të marrë me qira nga 3 vajza filipineze.

Duke i goditur me grushta e shkelma dhe me kërcënimin se do t’i vriste nuk i jepnin paratë, i riu ka marrë 5500 euro dhe ka tentuar të largohet drejt Kosovës.

Policia ka arrestuar 32-vjeçarin dhe po heton nëse ka patur informacione apo bashkëpunëtor për këtë grabitje.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”, një shtetas, kishte vjedhur me dhunë një shunë parash, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe si rezultat kanë vënë në pranga shtetasin:

– D. O., 32 vjeç, banues në Prishtinë.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, më datë 15.01.2024, ka vjedhur me dhunë, në një banesë në rrugën “Sami Frashëri”, një shumë parash. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.