Gjatë ditës së sotme 12 minatorë janë lënduar në minierën e Trepçës. Dy nga minatorët, njofton Spitali i Mitrovicës se janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas njoftimit, thuhte se ata kanë pasur lëndime serioze të syve (djegie kimike me acid sulfurik).
“Ndërsa, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët anë jasht rrezikut pë jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi”, thuhet në njoftim.
Spitali i Mitrovicës del me një njoftim:
Sot, rreth orës 13:00, ka ndodhur një incident në Minierën e Trepçës, ku ka pasur rrjedhje kimike të acidit sulfurik ku për pasojë janë lënduar 12minatorë.
Prej tyre, 2 kanë pasur lëndime serioze të syve (djegie kimike me acid sulfurik), të cilët pas trajtimit në Repartin e Emergjencës janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë.
Ndërsa, 10 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët anë jasht rrezikut pë jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi.