Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Ministrja viziton minatorët e lënduar, dy mbeten në spital, të tjerët lirohen në shtëpi

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka vizituar sonte minatorët që pësuan nga rrjedhja e acidit në minierën e Trepçës.

Përmes një njoftimi në Facebook, Rizvanolli ka thënë se përkundër lëndimeve në sy, dy minatorët që pësuan lëndime më të rënda kishin vullnet dhe vendosmëri për t’a tejkaluar këtë sfidë.

“Minatorët tjerë të lënduar, fatmirësisht, kanë pasur lëndime të lehta dhe janë lëshuar në shtëpi. Nysretit, Ramadanit dhe kolegëve të tyre u urojmë shërim të shpejtë e të plotë” ka thënë mes të tjerash ajo.

Ky është njoftimi i plotë i ministres:
Në Spitalin e Mitrovicës, së bashku me anëtarët e Bordit të ndërmarrjes, vizitova Ramadanin e Nysretin, dy minatorët e lënduar në aksidentin e pasdites së sotme në minierën e Trepçës. Përkundër lëndimeve të syve, ata kishin vullnetin e vendosmërinë për t’a tejkaluar këtë sfidë e për t’iu rikthyer punës. Gjithashtu pamë nga afër përkujdesjen profesionale e të ngrohtë të Doktoreshës së ndërrimit, Mimoza Shabani, dhe infermiereve të Spitalit të Mitrovicës, dhe i njoftuam të lënduarit dhe stafin mjekësor se Qeveria e RKS është në dispozicion për çdo përkrahje të nevojshme për t’u siguruar që minatorët marrin trajtimin më të mirë të mundshëm. Falënderoj stafin mjekësor të Spitalit të Mitrovicës për kujdesin maksimal ndaj të lënduarve.

Minatorët tjerë të lënduar, fatmirësisht, kanë pasur lëndime të lehta dhe janë lëshuar në shtëpi.

Nysretit, Ramadanit dhe kolegëve të tyre u urojmë shërim të shpejtë e të plotë.