Godina e një hoteli në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.
Raportohet se shkak eshte bere një shkëndijë elektrike ka përfshirë panelin elektrik të hotelit.
Raportohet se forcat zjarrfikëse të qytetit kanë ndërhyre menjëherë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sakaq, mësohet se për pasojë nuk ka pasur dëme të mëdha materiale përveç panelit elektrik, ndërsa të gjithë personat brenda godinës janë evakuuar.
Njoftimi i policisë Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:15, në katin e dytë të hotel “Rozafa”, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.