Një mur mbrojtës në rrugën nacionale Burrel-Skuraj është shembur në segmentin e Shkopetit, duke rrezikuar shembjen e gjithë rrugës.
Muri ishte në rrezik prej disa vitesh, ndërsa reshjet e ditëve të fundit e kanë dëmtuar akoma më shumë.Pas këtij problemi ka ndërhyrë firma mirëmbajtëse e cila ka nisur punën për ndërtimin e murit të ri.
Deri në përfundimin e punimeve asnjë mjet i tonazhit të rëndë nuk do të mund të Qarkullojë në rrugën Burrel – Skuraj pasi do të ndalohen nga policia.
Aksi që do të shërbejë për këto automjete do të jetë ai nga Ura e Matit – Rrëshen – Milot e anasjelltas.